Kjo nuk pritej, lojtarët e Arabisë Saudite i pret një ndëshkim i rëndë

15 Qershor 2018

Lojtarët e Arabisë Saudite do të përballen me dënimin kur ata të kthehen në shtëpi pas Kampionatit Botëror pas disfatës së tyre në ndeshjen hapëse të ditës së parë nga Rusia. Arabia pësoi një humbje katastrofike duke u mposhtur me rezultatin e thellë 5-0. Sipas presidentit të federatës së tyre të futbollit Adel Ezzat, priten ndëshkime të rënda. Kombi i Lindjes së Mesme u gjykua gjerësisht si një nga ekipet më të këqija që ka luajtur ndonjëherë në finalet e Kupës së Botës pas humbjes së tyre 5-0 nga Rusia në ndeshjen e parë të turneut të enjten. Ndërsa askush nuk e konsideronte Arabinë Saudite si pretendente për trofeun, Ezzat thotë se performanca në Moskë ishte shumë poshtë pritshmërive dhe u shpreh se tre lojtarë do të përballen me një ‘dënim’ për ecurinë e tyre të dobët. “Ne jemi shumë të zhgënjyer nga humbja”, tha Ezzat në gazetën “Al-Youm Assabaa”.

“Ky rezultat është krejtësisht i pakënaqshëm, sepse nuk pasqyron nivelin e vërtetë të gatishmërisë sonë. Disa lojtarë do të përballen me masa ndërshkuese: portieri Abdullah Al-Mayouf, sulmuesi Mohammad Al-Sahlaëi dhe mbrojtësi Omar Haësaëi”, vazhdoi ai. Mbetet e paqartë se çfarë do të thotë Ezzat me një ndëshkim, por fjalët lënë të kuptohet për një ndëshkim shqetësues në një vend që ende jeton nga frika e dënimit kapital. Ka pasur edhe kritika nga figura të tjera të qeverisë si Abdulmohsen Al-Sheikh, drejtori i Autoritetit të Përgjithshëm të Sportit, i cili e përshkroi lojën si një “dështim total” në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social në “Twitter”. “Këta lojtarë ma nxinë fytyrën, me sikletosën dhe më zemëruan. Kjo është e dobët për potencialin dhe aftësinë e tyre. Bëmë gjithçka për këtë skuadër dhe për këtë brez të lojtarëve, gjithçka. Ne u ofruam atyre mbështetjen më të mirë teknike, një ekip të nivelit më të lartë dhe i paguam për tre vjet, por tani shohim se ata kanë aftësi të kufizuara. Ata kanë arritur vetëm pesë përqind të asaj që pritet dhe kërkohet prej tyre”, tha ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan