Kjo po që nuk pritej, gjiganti italian pas Veselit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Janar 2018 13:30
Mbrojtësi i kombëtares është pjesë e Empolit

Manchester United, Manchester City. Është i vetmi shqiptar që i lidh këto dy klube së bashku, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e tyre. Bëhet fjalë pikërisht për Frederic Veselin, mbrojtësin e Empolit dhe të Shqipërisë, i cili luan rregullisht me skuadrën e tij në Itali dhe janë ndër ekipet pretendente për t’u ngjitur këtë vit në Serie A. Për Veselin ka interesim së fundmi nga Napoli kryesues i kampionatit.

“Calcionapoli24.it” raporton se të kaltrit kanë hedhur sytë nga Empoli, ku po vëzhgohen me kujdes dy lojtarë: mesfushori me tipare ofensive Miha Zajc, autor i pesë golave me Empolin këtë sezon. Veç tij sytë janë edhe nga Veseli.

Futbollisti i kombëtares sonë është një lojtar polivalent, pasi luan në çdo pozicion të mbrojtjes, ndaj edhe skuadra italiane është e interesuar. Por nëse do të ketë diçka më konkrete do të shihet në verë. Deri atëherë Zajc dhe Veseli do të jenë nën monitorim dhe sigurisht që kjo do i motivojë ata edhe më shumë për të dhënë më të mirën./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike