“Klasikja” mbyllet pa fitues, Vllaznia thellon shkëputjen, Tirana “mësohet” me barazimet

30 Dhjetor 2020

Është mbyllur pa fitues “Klasikja” mes Tiranës dhe Vllaznisë. Shkodranët evitojnë humbjen në sfidën e fundit të vitit duke barazuar 1-1 në kryeqytet. Një pikë me vlera për kryesuesit që thelojnë me tej diferencën me ndjekësit më të afërt në garën për titullin kampion. Largohet me pengje nga fusha e lojës Tirana, që nuk arriti të ruajë epërsinë e shpejtë në pjesën e parë, e kushtëzuar edhe nga kartoni i kuq i Agostin Torasa. “Klasikja” i shpërbleu menjëherë pritshmëritë. Që në minutën e pestë, Hoxhaj iu afrua golit, por pa fat sulmuesi i Vllaznisë, pasi topi u përplas në shtyllë, përpara se të kalonte të gjithë pasqyrën e portës. E shpejtë përgjigja e bardhebluve, që kaluan në avantazh në minutën e 13-të me Ernest Muçin.

134339478 2772263649696406 6725526050517679080 O

Goli i katërt sezonal për talentin, që kthehet sërish në rrezikun numër një për mbrojtjen shkodrane. Sulmuesi ka në këmbët e tij dy raste të pastra për të dyfishuar rezultatin por nuk arrin të përsërisë veten. Vllaznia kalon momentin e vështirë dhe i afrohet barazimit. Dilaver dhe Marku provojnë të dërgojnë topin në rrjetë, por pa sukses duke lënë në fuqi epërsinë e Tiranës në pjesën e parë.
Fraksioni I dytë nis me miqtë në sulm dhe me një tjetër rast të shkëlqyer për Dilaver. Por momenti që do të ndryshonte rrjedhën e sfidës do të vinte në minutën e 74-rt. Torasa ndëshkohet me karton të kuq, pasi kryesori Jorgji sheh një ndërhyrje të dyshimtë anti-sportive.

134716663 3607029972707336 6892484238187454169 O

Vllaznia shfytëzon shpejt epërsinë numerike dhe pesë minuta më pas barazon shifrat me Imerin. Të besuarit e Brdaric nuk kënaqen me kaq dhe nisin një ofensivë të gjatë deri në fundin e sfidës, por pa arritur te fitorja. Gjithsesi, pika në transfertë dhe ndaj një rivali direkt vlen shumë për Vllazninë që mbyll e para dhe me një distancë sigurie vitin 2020. Nga ana tjetër, Tirana shënon barazimin e katërt radhazi dhe për këtë merkato e janarit bëhet jetike nëse nuk do ta dorëzojë shpejt titullin kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan