“Klauzola 50 milionë euro për Hysajn? De Laurentiis bëri gabim…”

Elseid Hysaj është një prej protagonistëve të Napolit të drejtuar nga Sarri. Në fakt, lojtari i kombëtares shqiptare po vëzhgohet nga gjysma e Evropës dhe Napoli ka nxituar t’i shtojë kontratës së tij, që skadon në vitin 2022, një klauzolë prishjeje prej 50 milionë eurosh e vlefshme për largimin jashtë Italisë. Një shifër në fakt që në merkaton e ditëve të sotme duket lehtësisht e arritshme nga klubet më të mëdha evropiane.

Duke folur për ‘Radio CRC’ gjatë emisionit ‘Si Gonfia La Rete’, Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka folur lidhur me zërat e merkatos që qarkullojnë për klientin e tij: “Në janar mund të largohet… por është një batutë (qesh), sepse lojtari im do të qëndrojë te Napoli. Ditët e fundit është përfolur se vlera e tij është 70 milionë euro, edhe pse unë nuk e besoj shumë këtë sondazh. Por nëse do të ishte e vërtetë De Laurentiis ka gabuar që vuri atë klauzolë në kontratë. Elseidi është një mbrojtës krahu dhe këto shifra aktualisht përshtaten me sulmuesit”, – tha Giuffredi./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan