“Klauzola 50 milionë euro për Hysajn? De Laurentiis bëri gabim…”

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 13:51
Mbrojtësi shqiptar është në qendër të zërave të merkatos, menaxheri Mario Giuffredi shpjegon situatën dhe të ardhmen

Elseid Hysaj është një prej protagonistëve të Napolit të drejtuar nga Sarri. Në fakt, lojtari i kombëtares shqiptare po vëzhgohet nga gjysma e Evropës dhe Napoli ka nxituar t’i shtojë kontratës së tij, që skadon në vitin 2022, një klauzolë prishjeje prej 50 milionë eurosh e vlefshme për largimin jashtë Italisë. Një shifër në fakt që në merkaton e ditëve të sotme duket lehtësisht e arritshme nga klubet më të mëdha evropiane.

Duke folur për ‘Radio CRC’ gjatë emisionit ‘Si Gonfia La Rete’, Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka folur lidhur me zërat e merkatos që qarkullojnë për klientin e tij: “Në janar mund të largohet… por është një batutë (qesh), sepse lojtari im do të qëndrojë te Napoli. Ditët e fundit është përfolur se vlera e tij është 70 milionë euro, edhe pse unë nuk e besoj shumë këtë sondazh. Por nëse do të ishte e vërtetë De Laurentiis ka gabuar që vuri atë klauzolë në kontratë. Elseidi është një mbrojtës krahu dhe këto shifra aktualisht përshtaten me sulmuesit”, - tha Giuffredi./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike