Klauzolë në rast shkarkimi, tek Tottenham janë në dilemë, largimi i Mou i kushton 40 mln euro

06 Prill 2021

Jose Mourinho nuk është i paprekshëm, nuk është më as “special” në sytë e drejtuesve të Tottenham të cilët prej kohësh po mendojnë për shkarkimin e tij. Nëse nuk d të ishte për klauzolën e tij të largimit, 40 milion euro, portugezi do ishte shkarkuar prej kohësh. “Daily Mail” ka zbuluar këtë detaj që mban Mourinho ende në krye të Tottenham. Rezultatet e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive, çka kanë bërë që stoli i portugezit të lëkundet ndjeshëm.

Jose Mourinho

Kostot e shkarkimit të Mourinhos mund të reduktohen në rast se Tottenham nuk arrin të sigurojë prezencën në Champions ose Europa League, në total shkarkimi i tij në fund të sezonit do ti kushtonte “gjelave” afro 12 milion euro. Vështirë të mendosh se portugezi do të vijoj të drejtoj Tottenham edhe pas këtij sezoni, madje shkarkimi i tij mund të vijë edhe më herët, por ky diskutim është pezull për momentin pasi zona Champions ndodhet vetëm dy pikë larg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com