Klopp: E pres me padurim ndeshjen ndaj Barcelonës, tani kemi eksperiencë

18 Prill 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren 4-1 ndaj Portos.

Liverpooli nën drejtimin e gjermanit do të jetë për herë të tretë në aktor vite në gjysmëfinale.

“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon. E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat”.

Liverpool . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira si mysafirë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale”.

Klopp e Alisson . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Ai ka folur edhe për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku thotë se e pret  me padurim.

“Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

www.telegrafi.com