Klopp: Gjithmonë luajmë me Napolin, do ta kemi të vështirë

29 Gusht 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për shortin, ku do të jetë në grup me Napolin, RB Salzburgun dhe Genk.

Gjermani me skuadrën kampione në fuqi, ka folur për fazën e grupeve, ku sërish do të jetë Napoli.

“Sërish Napoli. Kjo është interesante. Nuk e mbaj mend mirë se sa herë kemi luajtur ndaj tyre, por pa dyshim që janë një skuadër me shumë përvojë në Liga e Kampionëve”.

“Do t’i studioj më mirë dy ekipet e tjera, por e di shumë mirë se janë dy skuadra me mjaft lojtarë të rinj, gati për të befasuar dhe interesantë për t’u ndjekur. Kjo është 100% e sigurt”.

“Nuk ka grupe të lehta dhe ky grup mban me vete të papritura të fshehta”.

“Ne gjithnjë jemi përpjekur që të rritemi dhe të shohim përpara. Këtë gjë e synojmë gjithnjë, të përmirësohemi dhe ecim përpara”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/

www.telegrafi.com