Klopp i alarmuar, ka mungesa në mbrojtje

Liverpool ka probleme në mbrojtje si pasojë e mungesave dhe kjo e shqetëson së tepërmi trajnerin Jurgen Klopp.

Për gjermanin shtohen dhimbjet e kokës pas problemeve fizike të qendërmbrojtësit Joel Matip dhe kolegut të repartit të mbrojtjes Randar Klavan, i cili vuan nga një gjendje gripale.

Matip shfaqi shqetësime pas fitores ndaj Stoke City 3-0 në mesjavë.

Në konferencën përpara medieve, gjermani u shpreh se ka shumë pak alternative për të mbuluar hapësirat e lëna në mbrojtje.

“Lallana po kryen seancën e rikuperimit fizik në palestër,  Ragnar Klavan ishte i sëmurë dhe e ka të pamundur të zëvendësojë Joel Matip, kështu që nuk kemi shumë opsione për repartin tonë të mbrojtjes.

Kemi pësuar goditje dhe me sfidat në periudhën e mërkurë- e shtunë nuk na mbetet shumë kohë për të rikuperuar problemet e krijuara “, shprehet ish-trajneri I Borussias.

Të vetmit qendërmbrojtës të gatshëm për sfidën ndaj Brighton janë kroati Dejan Lovren dhe Joe Gomez.

N0 lidhje me takimin ndaj Stoke, Klopp foli për nervozizmin e trajnerit rival Mark Hughes për mospenalizimin e portierit belg të Liverpoll-it, Simon Mignolet për ndërhyrjen e gabuar ndaj Biram Diouf.

Anglezi Atkinson nuk akordoi penallti dhe karton të verdhë për gardianin e “The Reds.”

“Kemi qenë me fat të mërkurën. Por nëse Mignolet do të ndëshkohej me karton të kuq, ne nuk do të ankoheshim “, përfundoi Jurgen Klopp.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan