Klopp i ka thënë Coutinhos: Shko te Bayerni

08 Shtator 2019

Jurgen Klopp i ka thënë Philippe Coutinhos që të transferohet te Bayern Munichu pasi do të përshtatej shumë në Allianz Arena.

Ish-sulmuesi i Liverpooli u transferua në këtë verë te skuadra gjermane në formë të huazimit nga Barcelona deri në fund të këtij sezoni.

“Ai (Coutinho) është me të vërtetë një top lojtar, është një transferim i mirë për Bayernin dhe për Bundesligën”, ka thënë Klopp në një intervistë për Bild.

“Mendoja se është një lëvizje e mirë për të dyja palët me fillim kur e dëgjova. Mund të tingëllojë si e çuditshme, por ne nuk kishim shumë para për ta marrë atë”.

Lexo po ashtu: Klopp: Coutinho është i nivelit të Del Pieros

“Ne tashmë i kemi shpenzuar të gjitha paratë që i kemi marrë nga shitja e tij. Unë i kam thënë atij personalisht se do të jetë një lëvizje e mirë te Bayerni”, ka shtuar më tej trajneri i Liverpoolit.

Bavarezët mund ta blejnë kartonin e tij të plotë në fund të këtij sezoni, por vetëm nëse arrin ta dëshmojë vetën në Allianz Arena. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan