Klopp mbajti një fjalim frymëzues para ndeshjes me Barcelonë: Kemi Anfieldin mbrapa, besoni djema se mund t'ia arrijmë

09 Maj 2019

Jurgen Klopp ka mbajtur një fjalim frymëzues dhe emocionues njëkohësisht përpara ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Barcelonës.  

Liverpooli ka arritur ta bëjë një nga rikthimet më të çmendura në botën e futbollit, pasi nga humbja 3-0 në Camp Nou në ndeshjen e parë, arriti të fitojë 4-0 në Anfield dhe të kalojë në finale.

Megjithatë, ky rikthim i klubit anglez si duket ka qenë i gjithi i frymëzuar nga trajneri Klopp.

Lexo po ashtu: Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’

Është mbrojtësi Dejan Lovren, i cili ka zbuluar se trajneri gjerman mbajti një fjalim mahnitës para ndeshjes kthyese me Barcelonën.

Klopp dhe festa e tij pas fitores (Foto: sportbible.com)

“Para ndeshjes ai bëri një fjalim të mahnitshëm”, ka thënë fillimisht Lovren.

“Ishte diçka e shkëlqyer dhe mendoj se ai na ngriti shumë lartë. Ai na tha vetëm “Besoni! Vendoseni në mendjen tuaj se mund ta bëjmë”.  Ishte diçka që nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë”.

Lexo po ashtu: Klopp: Kur e sheh Milnerin duke qarë nga gëzimi, e kupton rëndësinë e këtij suksesi

“Djema, besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 ose 20 minutat e para, duhet të besojmë në minutën e 65-të, 66-të, 67-të që mund të shënojmë dhe pastaj me Anfield pas nesh, besoni djema, ne mund ta bëjmë atë”.

“Ne e bëmë atë një herë kundër Dortmundit, ne mund ta bëjmë atë sonte. Vetëm tregoni t**** sonte, ‘Dhe ne e bëmë atë!”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

www.telegrafi.com