Klopp: Na mohuan një penallti

Liverpool u mposht 2-1 në “Old Trafford” në kuadër të javës së 30-të të Premier League. “Të kuqtë” nuk arritën të finalizonim me sukses asnjë kundërsulm në zonën e De Gea-s. Autogoli i Eric Bailly i dha pak frymë miqve të cilët provuan të gjenin rrjetën në fraksionin e dytë por nuk ja dolën me sukses.

Në përfundim të takimit, trajneri Jurgen Klopp komentoi humbjen e pësuar në transfertë ndërsa gjykoi edhe vendimin e gabuar të gjyqtarit, i cili sipas tij u mohoi një penallti të pastër.

“Duhet ti menaxhonim më mirë këto raste. Mund të humbasësh një duel me kokë me Romelu Lukakun por duhet të mbyllësh boshllëkun që lë pas. Dy golat e bënë të vështirë ndeshjen. Patëm momente të mira, dy raste në pjesën e parë që mund të finalizonim më mirë. Nuk shënuam fraksionin e parë dhe në të dytën i shkuam pas lojës. Është shumë e vështirë ta bësh ndaj një skuadre si Manchester United”- tha Klopp.

Tekniku gjerman komentoi edhe rastin e dyshimte të ndërhyrjes së Fellainit ndaj Mane, një moment që sipas tij ishte “penallti e pastër”

“Ishte një penallti e pastër ajo e Fellainit ndaj Mane, në një situatë si kjo ti duhet vendimi i duhur. Gjithçka varet nga rezultati dhe ne humbëm”- përfundoi trajneri i “The Reds”. /EDS/