Klopp në ekstazë, ironizon Barcelonën dhe ka një mesazh për Romën

Fitorja me Romën ka ekzaltuar trajnerin Jurgen Klopp që tani kërkon finalen. Liverpool regjistroi një fitore të madhe në “Anfield” dhe kualifikimi duket shumë afër. Në përfundim të ndeshjes, gjermani u shfaq tepër i kënaqur ndërsa u dha një godite të fortë shpresave të tifozëve verdhekuq, që shpresojnë në një tjetër përmbysje si ajo me Barcelonën në “Stadio Olimpico”. “Në atë formë që është Salah është e pamundur të ndalohet nga mbrojtësit kundërshtar. Ai ka një ndikim masiv. Goli i parë ishte një gjenial, por rrjeta e dytë ishte një lëvizje e shkëlqyer. Ajo që mësova sonte është se ne mund t’i mundim ata në ndeshjen e dytë. Ne nuk jemi Barcelona – ata kanë fituar kaq shumë trofe në vitet e fundit, ne jemi të uritur. Kjo është arsyeja pse ne do të japim gjithçka për të marrë rezultatin e duhur në Romë”, tha Klopp duke lënë të nëkuptohet se nuk e diskuton kalimin në finale ku do të përballet me Real Madridin ose Bayern Munchen.

“Goditja më e madhe është dëmtimi i Oxlade-Chamberlain. Pranimi i dy golave nuk është ideal, por ne mund ta përballojmë atë. Mendova se djemtë luajtën një lojë të klasit botëror. Për 80 minuta kemi qenë të mrekullueshëm. Do të isha shumë më i lumtur, nëse do të kishim fituar 5-1 ose 5-0, por djemtë nuk e arritën, por nuk mund ta kisha imagjinuar këtë para ndeshjes. Ne do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë”, shtoi trajneri gjerman. Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Robbie Fowler, ka mbetur i mahnitur pas performancës kundër Romës, duke folur për “BBC radio” ai tha: “Liverpool-i ishte mbresëlënës sonte, pak i shqetësuar dhe naiv në minutat e fundit, por para ndeshjes, nëse thonin se do të shënojnë pesë dhe do të pranojë dy gola, 99% e tifozëve këtu do të kishin qenë gati të hidhnin firmat”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan