Klopp: Neymar dhe Mbappe e kanë të lehtë në Francë

Jurgen Klopp pretendon se ylli brazilian, Neymar dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Kylian Mbappe e kanë të lehtë te Paris Saint Germain. Neymar dhe shoku i tij Marquinhos, nuk morën pjesë në fitoren 4-0 që parisienët fituan ndaj Saint-Etienne të premten. Gjithashtu edhe Mbappe mungoi për shkak se ishte i pezulluar.

PSG ka shpenzuar shuma të mëdha parash në përpjekje për të fituar Ligën e Kampionëve, por sezonin e kaluar nuk ia doli. I njëjti synim është edhe këtë edicion, pas kampionatit ku janë dominues synojnë që të triumfojnë në Champions. Kampionët e Ligue 1 do të përballen ditën e nesërme ndaj Liverpool në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

“Ne garojmë në dy garat më të vështira në botë, Premier League dhe Ligën e Kampionëve. Si mund të themi se nuk e duam këtë? Kjo është ajo që ne po bëjmë, kjo na ka sjellë të gjithëve këtu, dhe nuk besoj se ka një të dytë të lehtë. Do të përpiqemi të jemi të gatshëm për PSG-në. Po përgatitemi, por ata janë me të vërtetë të mirë, kanë një projekt shumë interesant dhe dy lojtarët e tyre kryesorë nuk luajtën në ndeshjen e të premtes në mbrëmje. Njerëzit thonë se ne duhet të fitojmë këtë vit, sepse kemi arritur në finale vitin e kaluar, por vazhdojmë”- përfundoi tekniku gjerman i “The Reds”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.