Klopp: Nuk do të harxhojmë shumë para në blerje, do të jenë të pakta

16 Maj 2019

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk do të  shpenzohen shuma të mëdha dhe përforcimet në verë.

Liverpooli ishte një prej klubeve që harxhoi shumë në verën e shkuar, duke u kthyer në një skuadër të fortë.

“Nuk ka nevojë të shpenzohen para. Nuk dua të tregoj me përpikëri se çfarë do të bëjmë në këtë verë, por përforcimet do të jenë të pakëta”.

Jurgen Klopp. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Alternativa jonë më e mirë për të ecur përpara është të vazhdojmë me këtë grup lojtarësh dhe të fokusohemi edhe tek të rinjtë, pasi aty ka shumë lojtarë cilësorë”.

“Kemi një skuadër të madhe, mund të konkurrojmë në të gjitha garat”.

Klopp. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Këtë gjë e treguam dhe në këtë sezon. Nëse do të ketë largime, do të shohim në treg për të gjetur zëvendësues”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

www.telegrafi.com