Klopp për veprimet jashtë vijave të fushës: Nëse unë jam në nivelin katër, Simeone është në të 12-in

18 Shkurt 2020

Jurgen Klopp njihet si një trajner që i feston golat po edhe momentet kontroverse të Liverpoolit me një dozë më të lartë dhe për këtë gjë është kritikuar.

Trajnerit gjerman i është kërkuar që të jetë më i qetë dhe mos të festojë në çdo ndeshje sikurse të fitojë tituj, por edhe mos të reagojë me ashpërsi ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klopp që ka thënë se nëse ai feston ose proteston ndaj ndonjë vendimi, është më i qetë se sa Diego Simeone, duke lënë të kuptohet se ai ka pasion për futbollin para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

“Disa persona më thonë se jam shumë emocional jashtë vijave të fushës. Nëse unë jam në nivelin katër Diego (Simeone) është në të 12-in”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Më duket sikurse jam një fëmijë para festimeve të tij. Këtë gjë e kam bërë ndër vite, tetë vite, janë shumë, e kam emocionin e njëjtë dhe kjo është impresionuese”.

Lexo po ashtu: Klopp: Juventusi është favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve

“Skuadra e tij (Simeones) ka shumë lojtarë cilësore dhe të organizuar, kështu që kjo e bën atë një ndër më të mirët. Ne jemi takuar dy apo tri herë dhe kemi shkëmbyer fjalë, por që tani do të takohemi në ndeshje garuese”, ka thënë më tej Klopp para takimit të sotëm ndaj Atletico Madridit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Atletico Madridi dhe Liverpooli do të përballen sot nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano në garën më të madhe në Evropë për klube në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan