Klopp po e mendon shitjen e Salahut për ta realizuar transferimin e yllit të Lilles

25 Qershor 2019

Liverpooli mund t’i befasojë të gjithë me planet e tyre rreth transferimeve dhe largimeve që pritet t’i bëjnë në këtë afat kalimtar veror.

The Reds kanë planifikuar t’i bëjnë së paku tri transferime për sezonin e ri, derisa kanë disa emra në listën e tyre si, Nicolas Pepe, Isco dhe Matthijs de Ligt.

Por, sipas Daily Star, Jurgen Klopp është duke e preferuar më shumë transferimin e anëtarit të  Lilles, por që do i duhet të sakrifikojë një lojtar.

Nicolas Pepe (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Trajneri gjerman po mendon të heq dorë nga Moamd Salah, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar.

Për ta realizuar transferimin e lojtarit nga Bregut i Fildishtë, Liverpooli duhet t’i paguajë rreth 78 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij.

Lexo po ashtu: Eto'o e këshillon Salahun të transferohet te Barcelona

Kështu, Klopp është i gatshëm që ta shesë në këtë afat yllin egjiptian që vlera aktualisht në tregun e transferimeve është 201 milionë euro.

Salah po kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona, ndërsa strategu gjerman mund të përfitojë nga interesimi i tyre për ta transferuar Iscon ose Ousmane Dembelen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com