Klopp refuzoi ofertën e PSG-së

06 Maj 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mund të kishte menaxhuar Paris Saint Germain, por thuhet se ka refuzuar ofertën e gjigantit francez.

Sipas mediumit francez Le10 Sport, Klopp pëlqehej shumë nga kampioni në fuqi i Ligue 1, i cili tentoi disa herë ta transferojë gjermanin në Parc des Princes.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, pati kontakte me Klopp në fund të vitit 2019 dhe i kërkoi ta marr drejtimin e skuadrës.

Lexo po ashtu: Klopp zbulon lojtarin më të mirë që e ka ‘transferuar’ te Liverpooli

Ai e shikoi trajneri gjerman si midis atyre që mund të merrnin përsipër përgjegjësinë e ekipit dhe t’i dërgojë drejt triumfit evropian.

Por, gjermani kundërshtoi qasjen, duke insistuar se ai ishte i lumtur në Liverpool , pasi kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe ishte duke shijuar suksesin në Ligën Premier.

Menaxheri i PSG-së, Thomas Tuchel duket se është nën presion dhe Massimiliano Allegri është një emër tjetër që lidhet me punë e trajnerit te klubi francez. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com