Klopp shpjegon pse vendosi të shesë Coutinho-n te Barça

Jurgen Klopp sqaron se Liverpool vendosi të shesë Phelippe Coutinho-n te Barcelona sepse kishte frikë se braziliani nuk do të ishte më i angazhuar maksimalisht me skuadrën nëse nuk do të lihej i lirë.

Liverpool bllokoi ëndrrën e Coutinho-s që të lëvizte drejt “Camp Nou” në verë por mesfushori nuk pati rënie të ndjeshme në lojë në tre muajt e fundit të aktivizimit në Anfield Road.

Por, Klopp nuk donte që të mbante lojtarin, sepse ai nuk do të fokusohej më te “të kuqtë”, ndaj vendosi që ta shesë për 145 milion £.

“E dija që ky transferim do të rishfaqej dhe ka qenë shumë e vështirë nëse do të bënim atë që patëm bërë. ‘Kjo është kontrata juaj, por ju duhet të rrini këtu’, dhe të përdorje atë si lojtar në gjysmën e dytë të sezonit, nuk shkonte”, tha trajneri i të kuqve.

“Ky vendim që mora, duhet të kishte kuptim, duhet të mendoja për ta përdorur atë sërish, a kishte mundësi që të na ndihmonte? Dhe të tregohem i sinqertë, isha 100% i qartë, nuk kishte shanse”.

“Ai nuk ishte gati të vazhdonte. Ai bëri diçka fantastike në pjesën e parë të sezonit dhe pas kësaj duhet të arrihej në një marrëveshje. Ai bëri çdo gjë në mënyrë fantastike, ashtu si skuadra”.

“Kjo ka marrë fund tashmë, ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, kështu që ne e morëm vendimin. Kështu, ne duhet të nxitojmë. Kjo është situata, ne normalisht duhet ta bënim. Ishte shumë e bukur java që shkoi”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan