Klubet e futbollit në krizë dhe jashtë skemës së qeverisë, FSHF gati t’i ndihmojë: Sillni listë-pagesat

08 Prill 2020

Ashtu siç pritej kriza financiare që shoqëron alarmin e Coronavirus ka prekur edhe klubet e futbollit në Shqipëri. Shpresat për një ndihmë nga qeveria janë shuar, çka solli edhe polemika në distancë mes presidentit të FSHF, Armand Duka dhe zv/kryeministrit Erion Braçe. Pas akuzave të ndërsjellta, madje edhe personale, qeveria e futbollit në vend duket se ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme për të ndihmuar klubet. Lajmi bëhet I ditur nga “Panorama Sport”.

Fshf

Me anë të një e-mail, FSHF kërkon nga anëtarët e saj të dorëzojnë listë-pagesat e lojtarëve, stafit teknik dhe zyrtarëve të tjerë të administratës së klubit”. Është e pamundur të mendohet se FSHF do të paguajë të gjitha pagat e plota për një periudhë të gjatë. Gjithsesi, kjo lëvizje tregon se qeveria e futbollit pritet të ndihmojë financiarisht klubet që me pezullimin e kampionatit rrezikojnë të zhyten në krizë të thellë ekonimike.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan