Klubi i ardhshëm potencial i Lionel Messit: Juventusi mbetet klubi i dytë favorit që mund ta marr yllin e Barcelonës

03 Korrik 2020

Është shumë e vështirë të imagjinohet që Lionel Messi të luajë për ndonjë klub tjetër përveç Barcelonës.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, duket se nuk ka marrëdhënie te shkëlqyera me drejtuesit e Barçës.

Ai ka qenë pjesë e këtij klubi që nga mosha 13 vjeçare dhe ka luajtur 724 ndeshje për gjigantët katalanas, duke shënuar 630 gola të mrekullueshëm në këtë kohë.

Në “Camp Nou”, Messi ka të sigurt statusin e tij, pasi në sytë e shumë tifozëve të futbollit, por edhe lojtarëve, ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

Sidoqoftë, përfundimi i përrallës se bukur mes tij dhe Barcelonës, duket se po vije.

Raportimet nga Spanja të enjtes shkruajnë se Messi po planifikon të largohet në fund të kontratës së tij aktuale në verën e vitit 2021.

Cadena SER shkruan se mesazhi i Messit është i qartë: nëse Josep Maria Bartomeu vazhdon në rolin e tij si president i klubit, ai nuk do të qëndrojë.

Ky lajm shoku ka çuar në një valë spekulimesh mbi të ardhmen e Messit – dhe, veçanërisht, destinacionin e tij të ardhshëm.

Sipas kompanisë së basteve Betfair, Juventusi aktualisht janë favoritët e dytë që të firmosur me sulmuesin e njohur me kuotë 4.00.

Shumë tifozë të futbollit në mediat sociale kanë shprehur dëshirën për të parë Messin dhe Cristiano Ronaldon bashkë, të pakën vetëm për një sezon të vetëm.

ohh yes pic.twitter.com/hzjXlcVYKF

— Madrid0n🏆🏆🏆 (@TheAllWhites_) July 2, 2020

Por nëse Juventus është vetëm i dyti në listë, atëherë kush ka të më shuëm gjasa të sigurojë firmën e Messit?

Është Manchester City, që ka një kuotë prej 2.25.

Imagjinoni Messin dhe Pep Guardiolan të ribashkohen në “Etihad”. Pjesa tjetër e Ligës Premier do të ishte në telashe të mëdha.

Tani le të hedhim një vështrim disa klubeve dhe kampionateve ku mund të përfundojë argjentinasi. Gjasat që ai të kalojë në ndonjë klub nga Argjentinas janë kuotuar me 4.50.

If Messi goes to Juve and wins them a CL while Ronaldo is still there, this site is gonna shut down https://t.co/WCjzFNKrU7

— Nic (@nicalo) July 3, 2020

InterI ka koutën (5.00), PSG (7.50), klubet nga MLS (14.00), Manchester United (20.00), Liverpool (20.00), Chelsea (33.00).

Klubi që ka gjasa më së paku është Real Madridi (100.00), ku nëse do të vendoseshit bast me 1 euro, do të merrnit 100 në këmbim, nëse ky transferim do të realizohej. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com