Klubi i Serisë A rigjen qetësinë, 7 lojtarë mposhtin COVID-19! Mes tyre edhe një… shqiptar

14 Tetor 2020

Pas ditëve të vështira të prekjeve të 14 lojtarëve me COVID-19, skuadra e Xhenoas po rigjen qetësinë ku ka marrë lajme tepër pozitive nga tamponët e kryera së fundmi ku janë konfirmuar 7 futbollistë negativë.

Midis tyre është dhe shqiptari me pasaportë zviceriane Valon Behrami, që ishte prekur nga Koronavirusi ditë më parë. Në deklaratën e saj zyrtare skuadra nga Liguria bën të ditur shërimin totalisht edhe të 6 lojtarëve të tjerë si: Davide Biraski, Filipo Melegoni, Lase Shëne, Federiko Marketi, Matia Perin dhe Ivan Radovanoviç. Këta tre të fundit kanë rezultuar negativ edhe në tamponin e mëparshëm.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com