Klubi i Superiores përgatit rikthimin e Cungut në stol

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 09:22
Trajneri shkodran

Që pas largimit nga skuadra e Vllaznisë, Armando Cungu ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka qenë prezent as në media për të folur në lidhje me kampionatin shqiptar. Edhe pse tekniku ka pasur disa oferta nga klube të ndryshme ai i ka refuzuar, duke thënë se kishte nevojë që të pushonte. Por, kjo periudhë duket se po përfundon për teknikun, pasi presidenti i Kukësit, Safet Gjici e ka në planet e tij për të rikthyer edhe njëherë tjetër në krye të skuadrës. Gjici ka bërë historinë me Kukësin në vitin e parë të përfaqësimit të verilindorëve në Europë dhe numri një i kuksianëve e dëshiron sërish në ekip.

Por, problem mbetet kontrata që Milinkoviç ka me klubin. Pritej që trajneri serb të jepte dorëheqjen pas humbjes me Skënderbeun, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke lënë presidentin Gjici që të vendoste. Kontrata që Milinkoviç ka me klubin bën që ai të përfitojë mijëra euro në rast largimi dhe kjo është arsyeja e vetme përse presidenti Gjici nuk e ka shkarkuar deri në këto momente. Por, kur kjo të Cungu do të jetë alternativa e parë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Video/ Ketri guximtar bëhet protagonist në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:50
Gjatë garimit pati një të paftuar special

Lojërat Dimërore në Pyeonchang u kanë dhuruar fansave shumë kujtime të bukura, por shumë pak prej tyre mund të konkurrojnë me hyrjen e paftuar të një ketrushi gjatë garimit të një sportisteje në disiplinën e snowboard-it në slalom. 

 

Austriakja Daniela Ulbing e shmangu përplasjen për pak centimetra ndërsa ketri u shfaq papritur para saj. Sportistja mbajti edhe ekuilibrin dhe arriti në fund të bënte një provë të mirë e të kualifikohej or në çerekfinale. Megjithatë, të shumtë ishin ata që lanë mënjanë paraqitjen e saj dhe folën vetëm për protagonistin paftuar, ketrin.  

Messi, ëndrra e pamundur e Boca Juniors

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:45
Ëndërron klubi argjentinas

Lionel Messi është betuar për dashuri të përjetshme ndaj Barcelonës. Ylli argjentinas sapo ka rinovuar kontratën me katalanasit deri në qershor të 2021, me një klauzolë prej 700  milionë euro.

Sulmuesit i takon që të mbyllë aventurën me Barçën në moshën 34-vjeçare. Më pas me shumë mundësi, ai do të vazhdojë vitet e fundit në karrierë në Newell, klubin e tij në Argjentinë. Megjithatë ekziston një tjetër skuadër argjentinase që pretendon ta afrojë Leon në të ardhmen. Në fakt, shumë ekipe do ëndërronin që argjentinasi të vishte fanellën e tyre pavarësisht se në çfarë moshe.

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotti, kur u pyet se cilin lojtar të një skuadre tjetër do të donte në ekip tha “Messi-n”, duke lënë të nënkuptojmë që klubi argjentinas vazhdon të ëndërrojë një ditë që kapiteni i Kombëtares së tyre të luajë me ta në të ardhmen. /EDS/

 

Përdhunoi shqiptaren, zbulohen detajet e dosjes që fundosi Robinhon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:40
Fakte tronditëse të gjyqit

Më 23 nëntor 2017 Robinho u dënua me 9 vjet burg për përdhunim seksual. Bashkë me një mikun e tij në vitin 2013 kanë përdhunuar në një lokal të Milanos një vajzë shqiptare, e cila asokohe ishte 22 vjeç. Së fundmi kanë dalë në dritë edhe pjesë të dosjes së paraqitur në Gjykatën e Milanos, ku dalin në pah detaje të rëndë për ish-sulmuesin e Milanit.

“I duhet dhënë pesha e duhur negative tonit dhe shprehive të përdorura për të komentuar ngjarjet, duke përshkruar vajzën me epitete turpëruese dhe termat shpesh të papërpunuara e përbuzëse, shenjë e pashmangshme e përçmimit dhe ndërgjegjësimit për mosndëshkimin e ardhshëm. Kjo bindje ka bërë që të pandehurit të qeshin vazhdimisht lidhur me ngjarjen, duke evidentuar kështu një përçmim absolut për kushtet e viktimës, e ekspozuar ndaj turpërimeve të përsëritura, përveç akteve të dhunës seksuale përmes abuzimeve veçanërisht invazive dhe me një abuzim fizik absolut të viktimës”.

Ngjarje për të cilën po flasim ka ndodhur në gardërobën e “Sio Café”, një lokal milanez ku vajza po festonte ditëlindjen. Asokohe, Robinho ishte një futbollist i Milanit. Ka qenë ai i pari që e ka përdhunuar vajzën, por në këtë çështje janë përfshirë edhe katër meshkuj të tjerë brazilianë, për të cilët procedimi është pezulluar pasi nuk janë zbuluar kurrë. Gjykata ka vendosur që vajza e përdhunuar të marrë një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë futboll në Turqi me Sivasspor, vendi i gjashtë i kampionatit aktualisht. Ka firmosur në janar dhe ka luajtur deri tani tre ndeshje në kampionat, duke shënuar tre gola kundër Ankaraspor (dopietë) dhe Kayserispor./EDS/

Pyeongchang 2018/ Ester Ledecka bën historinë, 2 të arta në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:21

Ester Ledecka hyn në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore. Pasi fitoi “SuperG” (super grand slalomin) e skive alpine, ajo mori medaljen e artë edhe në disiplinën e saj si snowboarder në slalomin gjigant. Sportistja çeke ia doli që të mundë rivalen e saj gjermane, Selin Joerg.  Kjo është hera e parë që një atlete fiton dy medalje të arta në dy sporte të ndryshme në të njëjtin edicion të olimpiadave.

Medalja e bronztë i shkoi gjermanes tjetër Ramona Theresia Hofmeister. Ledecka arrin suksesin e norvegjezëve Johan Groettumsbraten dhe Thorleif Haug. Të dy janë sportistët e vetëm që kanë fituar medalje të artë në më shumë se një disiplinë. Sukseset e tyre erdhën respektivisht në vitet 1928 dhe 1924. Ledecka ka lindur në vitin 1995 në Pragë dhe është vajza e një patinatoreje të njohur dhe një këngëtari çek.