Klubi që po shërben si ”qendër rehabilitimi” për lojtarët që dështojnë te Barcelona

24 Tetor 2018

Barcelona zakonisht nuk i shet kurrë lojtarët më të mirë që ka. Sigurisht përveç Neymarit… Nëse klubi katalanas vendos të lërë dikë të largohet, kjo ndodh ose sepse ai është i tepërt, ose sepse nuk është i nivelit të duhur për të luajtur në “Camp Nou”.

Në vitet e fundit, duket se klubi tjetër europian që ka përfituar më së shumti prej këtij qëndrimi ka qenë Everton, aq sa mund të konsiderohet edhe si një “qendër rehabilitimi” për lojtarët që nuk ia kanë dalë dot mbanë te Barcelona.

Në Premier League, Everton e ka këtë marrëdhënie të veçantë me Manchester United, rivalin historik të rivalëve tyre në qytet, Liverpool. Rasti i fundit ka qenë shkëmbimi Rooney – Lukaku. Por marrëdhënia e kësaj vere mes Everton e Barcelonës bëri që e përditshmja spanjolle “Marca” ta quante klubin anglez si një “klient luksi” i katalanasve. Vetëm pak muaj më parë, Barca arkëtoi 50 milionë euro për plot tre lojtarë të transferuar tek Everton: Lucas Digne, Yerry Mina dhe Andre Gomes.

Po si ia kanë dalë deri tani tre futbollistët?

Digne është sistemuar mirë në krahun e majtë të mbrojtjes, duke luajtur 7 ndeshje në Premier League, ndër to 2 të mbyllura me 0 gola të pësuar, ndërsa numëron edhe një asist. Jo keq për një lojtar të blerë për 20 milionë euro nga Barcelona…

Mina dhe Gomes erdhën “paketë”. Mesfushori u quajt një blerje e dështuar, edhe pse shkëlqeu me Portugalinë në Euro 2016. Punët shkuan aq keq saqë edhe vetë tifozët e Barcelonës e vërshëllyen në një ndeshje kundër Atletico Madrid. Kështu që kur Everton u ofrua për ta marrë në huazim dhe të paguante të gjithë rrogën e tij, katalanasit ishin mëse të lumtur të pranonin. Gomes ishte i dëmtuar kur marrëveshja u mbyll për 2,5 milionë euro dhe mundi të luante ndeshjen e parë në Premier League kundër Crystal Palace.

Ndërsa Mina, gjithashtu i dëmtuar deri më tani, ishte në stol për t’i dhënë edhe më shumë alternativa trajnerit Marco Silva. Kolumbiani i ka kushtuar anglezëve 30 milionë euro, shifër që herët a vonë duhet ta shlyejë, sigurisht me paraqitje të mira në mbrojtje dhe ndonjë gol, pse jo, si ato që shënoi gjatë Kupës së Botës me Kolumbinë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan