Koha kur Mario Balotelli kishte deklaruar se në momentin që Liverpooli fiton titullin e Ligës Premier, botës do t’i vije fundi

28 Qershor 2020

Mario Balotelli njihet si një lojtar shumë kontrovers si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Super Mario ndër vite ka dhuruar spektakël në fushë dhe jashtë saj me veprimet e çuditshme që ka bërë në skuadrat ku ka luajtur.

Pas një sezoni të mirë te Manchester City, Mario Balotelli kishte kaluar në vitin 2014 te Liverpooli, mirëpo aty kishte përfunduar si është më keq.

Italiani ishte detyruar të largohej fillimisht në formë huazimi te Milani, e më pas të shitej përfundimisht.

Por, ishte viti 2012, kur Balotelli kishte thënë se në momentin që Liverpooli shpallet kampion i Ligës Premier, botës do t’i vije fundi.

“Kur Liverpooli të fitojë Ligën Premier, botës do t’i vije fundi”, kishte thënë sulmuesi në atë kohë.

Pas tetë vitesh, The Reds janë shpallur kampion i ligës angleze me 23 pikë diferencë nga vendi i dytë Manchester City dhe shtatë xhiro para se të përfundojë edicioni.

Liverpoolit i janë dashur më shume se 30 vite të pres të fitojë trofeun e Ligës Premier, e Balotelli ishte një pjesë e hidhur e tyre. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan