Zlatan Ibrahimoviç, edhe pse në moshën 39-vjeçare, vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës, teksa me formën e tij të shkëlqyer, i ka kthyer shkëlqimin edhe Milanit, që kryeson në kampionat dhe nuk njeh humbje prej 24 ndeshjeve.
Duke parë formën e shkëlqyer dhe shpërthimit te Milani, sulmuesi po mendon për t’u rikthyer te kombëtarja e Suedisë. Këtë e ka zbuluar vetë futbollisti suedez, i cili në profilin e tij ka postuar një foto me fanellën e kombëtares ku shkruan: “Kohë e gjatë që nuk jemi parë.”
Ky mund të jetë një sinjal se Ibrën mund ta shikojmë përsëri me fanellën e Suedisë, me të cilën nuk luan që nga Europiani i Francës.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com