"Kokoshkat", projekti më i ri i Eduasportin.com merr jetë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
10 Prill 2018 15:03
Arjena dhe Eraldo janë përfundimisht të çmendur

Momentalisht, pa modesti, mund të themi se Eduasportin.com është media online më e kompletuar jo vetëm në Shqipëri, por mbase dhe në Ballkan. Të klikosh dhe të futesh në portalin tonë mund të qëndrosh me orë të tëra pa u mërzitur. Të apasionuarit pas sportiti mund të gjejnë lajmet e fundit në kohë reale nga Superiorja dhe kampionatet më të mëdha Evropiane. Personat që janë fiksuar pas basteve mund të gjejnë mendimet profesionale të tipstareve tanë me parashikimet tona, pa harruar dhe rezultatet në kohë reale. Një dritare e dedikuar të gjitha ndeshjeve të ditës dhe rezultateve të tyre, a mund t’i gjesh të gjitha këto gjëra në një portal tjetër? Jo, askund!

Ne nuk ndalemi këtu, pasi duam që të sjellim akoma më shumë risi në tregun e medieve online. Jemi origjinalë, kështu që sollën dhe programet tona unike. E nisëm me “Vox Pop”-et ku marrim mendimin tuaj për çështjet më të nxehta të sportit, e vijuam me “90 sekonda me Eraldon” ku sollëm personazhet më të suksesshëm sportivë në një këndvështrim tjetër, por nuk u ndalëm me kaq. Pasi arritëm suksese me dy rubrikat e para, i besuam dhe i dhamë frymë një projekti tjetër, një programi të ri, “Kokoshkave”.   
Mjafton të dëgjosh emrin dhe e kupton se bëhet fjalë për një emision plot jetë dhe humor, ashtu si kokoshkat kur janë në tenxheren e tyre.

Protagonistët e programit janë “të çmendurit” Arjena Duçi dhe Eraldo Harlicaj. E meritojnë epitetin që i vendosëm, pasi nuk janë normalë. Ne besojmë në aftësitë dhe vitalitetin e tyre dhe mendojmë se do të arrijmë suksese. Kjo dhe për shkak të serisë së parë të “Kokoshkave”, që u prit mjaft mirë. Vazhdimi do të jetë më i bukur, ju premtojnë, ndërsa deri në serinë e dytë, hidheni një sy programit të parë. Shijojeni! /EDS

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike