KOKSH, Asambleja e Jashtëzakonshme, shkarkohet presidenti Viron Bezhani

10 Janar 2021

Nuk ishte parashikuar një mbledhje në kushte të tilla, në këto momente, pas vednimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku ndalohet grumbullimi i më shumë se 10-të personave. Ky fakt nuk ka ndaluar KOKSH, të zhvillojë Asamblenë e Jashtëzakonshme, ku një ndër pikat në rendin e ditës ishte dhe shkarkimi i presidentit aktual të KOKSH, Viron Bezhani. Me 45 vota pro dhe me 9 kundër federatat anëtare të KOKSH votuan për të shkarkuar e tij. Ndryshe nga herët e tjera, kjo asamble u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave:

Rendi i ditës:

1. Vendim mbi shkarkimin e Presidentit aktual të KOKSH, Viron Bezhani.

2. Miratimin e ndryshimeve statutore sipas draft-Statutit të hartuar nga Komiteti Teknik

3. Zgjedhja e Anëtarëve të Komisionit të Verifikimeve dhe Etikës

4. Paracaktimi i datës së Zgjedhjeve të organeve drejtuese të KOKSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com