Kombëtarja U-19 ngec te penalltitë, mundet nga Rumania

23 Shkurt 2018

Kombëtarja U-19 e udhëhequr nga Erjon Bogdani e ka mbyllur me humbje turneun “Roma Caput Mundi 2018”. Në finalen e luajtur paraditen e sotme në 10:30 ndaj Rumanisë në “Anco Marzio-Ostia” në Romë, kuqezinjtë e Bogut janë mposhtur nga 11-metërshat.

Përfaqësuesja e Rumanisë për moshën U-19 ja doli të shënojë me saktësi katër herë nga pika e bardhë ndërsa ekipi djemtë tanë vetëm tre herë. Për Shqipërinë U-19 shënuan Pashaj, Blackori dhe Gkertsos ndërsa Bogdani ja besoi këtë ndeshje 11-ës:  Ismajlgeci, Isufi, Syla, Celhaka, Tuci, Gkertsos, Blackori, Lekaj, Marku, Veriu dhe Tafa (c).

Kuqezinjtë e vegjël ishin shumë pranë trofeut por nuk mundëm të përsërisnin të njëjtin sukses sikurse vitin e kaluar.

Ndeshjet e zhvilluara

Shqipëri 5-1 Maltë

Shqipëri 2-0 Greqi

C.R Lazio 1-2 Shqipëri

Finalja e Turneut: Shqipëri 0-0 Rumani (3-4 penallti)

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan