Komenti i Georgina-s për CR7 bën që të shpërthejnë tifozët e Messi-t

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Nëntor 2018 20:47
Nga kush planet vijnë të dy?

Cristiano Ronaldo është nderuar në “Juventus Stadium” nga shokët e skuadrës sepse ka arritur që të shënojë 400 gola në të gjitha ligat evropiane që ai ka marrë pjesë. Fotografi të shumta janë shkrepur, ndërsa një prej tyren është postuar në Instagram, ku shihet Ronaldo që merr nga presidenti i Juventus-it fanellën me numrin 400 nga presidenti Andrea Agnelli.

Për këtë lojtari ka shkruar dhe një tekst ku i janë kushtuar disa fjalë të bukura: “Nder, dashuri, fitore, Juve e madhe”, shkruante CR7. Publikimi ka marrë më tepër se 5 milion ‘like’, ku nuk mungojnë dhe ish-shokët e skuadrës te Real Madridi, Luxas Vazquez, Marcelo dhe Rudy Fernandez.

Por pa dyshi, një nga urimet që do t’i pëlqejë më tepër yllit portugez është ai që i ka dedikuar partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij, spanjollja Georgina Rodriguez.

“Ti vjen nga një tjetër planet, dashuria ime”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Ndërkohë që komenti i saj ka marrë mbi 22 mijë pëlqime dhe qindra komente. Por, disa nga komentuesit i kanë bërë me dije Georgina-s se ky tekst vlen më shumë për Messi-n. “Jeni e hutuar. Messi është nga një tjetër planet, mos e krahasoni me atë”. “Së bashku me Messi-n vijnë nga një tjetër planet”. “Para Messi”. “Nëse është nga një tjetër planet, atëherë Messi është një nga galaktikë tjetër”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike