Konfirmohet, francezët ofrojnë 10 milionë euro për Vedat Muriqin

04 Qershor 2019

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar në ligën elitare turke për afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i Kosovës gjatë sezonit të kaluar ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste për Rizesporin.

Kjo ka bërë që të zgjoj interesimin e shumë klubeve mesin e tyre të Galatasarayt, Fenerbahçes si dhe Toulouses.

Kjo e fundit sipas drejtorit sportiv të Rizesporit, Hakan Bal, ka ofruar hiq më pas e as më shumë se dhjetë milionë euro.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kemi marrë një ofertë prej dhjetë milionë eurove prej Toulouses, Galatasaray ka ofruar deri më tani 2.5 milionë sosh, plus dy lojtarë”, ka pohuar ai, transmeton fanatik.

Theksojmë se Feneri është i gatshëm të paguajë për momentin dy milionë euro, por oferta do të rritet edhe ca milionë të tjerë.

Ndryshe, 25-vjeçari thuhet se po kërkon të transferohet te Galata pasi dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com