Konflikti Argjentinë-Barça, shkaku është Lionel Messi

Konflikti Argjentinë-Barça, shkaku është Lionel Messi

Botërori i Rusisë është afër nisjes dhe trajnerët pothuajse kanë planifikuar lojtarët që do të aktivizojnë. Jorge Sampaoli për shembull, e di që duhet të rrijë i qetë, pasi ka një lojtar të sigurt: Leo Messi-n.

Por, ai dëshiron që sulmuesi të arrijë në formë të plotë për të provuar ose të paktën për të përsëritur performancën e vitit 2014Brazil, që arritën në finale. Për ta bërë këtë, Federata e Futbollit të Argjentinës po punon për mundësinë që Messi të luajë më pak me Barcelona-n.

Presidenti i AFA e konfirmon këtë para mikrofonave të TyC Sports. “Me Messi-n kam folur që të kujdeset dhe të luajë më pak. Nëse janë ndeshje që nuk duhet të jetë prezent, duhet të kujdeset më shumë. Kjo është mirë”, konfirmoi Claudio Tapia. /EDS/