Konflikti, Armeni – Azerbajxhan, Mkhitaryanit i bëhet me dije se mund të luajë në finalen e Evropa Ligës

11 Maj 2019

Henrikh Mkhitaryanit i është bërë me dije nga autoritetet e Azerbajxhanit se mund të luajë në finale të Ligës së Evropës.

Autoritetet azerbajxhanase i ka bërë me dije armenit se mund të hyjë në atë shtet për të luajtur në finalen e Bakusë, në mes të Arsenalit dhe Chelseat.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Arsenal

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt që tri dekada, andaj asnjë qytetar nuk ka guxuar të bëjnë kalime të ndërsjella.

View this post on Instagram

Throwback to the #UEL Final 2017?⚽️ We can do that #COYG ?⚪️?? @arsenal #afc #micki #mkhitaryan

A post shared by Henrikh Mkhitaryan (@micki_taryan) on May 10, 2019 at 10:05am PDT

Anëtari i Arsenalit mund të bëhet viktimë e raporteve të acaruar mes të dyja shteteve, pasi ende nuk ka marrë vizën.

Finalja e Europa League do të zhvillohet më 29 maj në Baku, ndërsa sipas raporteve të mediave angleze, Azerbajxhani do ta lejojë futjen e Mkhitaryanit në Baku. /Telegrafi/

www.telegrafi.com