Konflikti me Pacult, Halili ngre teori konspirative

Te Kukësi janë larguar shumë trajnerë, ka pasur dështime në merkato, por menaxheri i klubit, Naim Halili, ka qenë i paprekshëm në çdo lloj “furtune” që kanë kaluar verilindorët. Është krahu i djathtë i Safet Gjicit, por me Peter Pacult gjërat janë të qarta: askush nuk futet në dhomat zhveshjes, askush nuk ndërhyn. EDS një ditë më parë raportoi se Halili në ndeshjen kundër Tiranës i kërkoi trajnerit Pacult që të bënte zëvendësime. “Change mister, change”. Austriaku ka duruar 7-8 minuta thirrjet e tij pas pankinës dhe përgjigja ka qenë e qartë:  “A je ti trajneri? A do të vish në vendin tim të drejtosh ekipin? Hajde bëji ti ndërrimet”.  Halilit s’i ka mbetur gjë tjetër veçse të largohet dhe mes tij dhe trajnerit nuk ka kontakte.

Ky lajm nuk është pritur mirë në kampin verilindor. Menaxheri i kampionëve dhe zyrtarë të tjerë të klubit janë ankuar për lajmin, por nuk kanë përgënjeshtruar asgjë. EDS është e hapur t’u parashtrojë lexuesve edhe versionin e Kukësit, por i vetmi ka qenë: “Mos na prishni atmosferën në klub”. Gjithsesi Halili ka reaguar dhe e hedh poshtë lajmin në gazetën “Panorama Sport”, thua se ne do t’i hiqnim ndonjë fjalë asaj që ai do thoshte.

“Unë nuk kam asnjë konflikt me trajnerin Pacult, përkundrazi kam raport të shkëlqyer me të, ne çdo ditë rrimë bashkë, diskutojmë për ecurinë e ekipit, nuk e kuptoj këtë dashakeqësi që vjen në adresën time dhe të klubit. Pse pikërisht në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme për Kukësin? I hedh poshtë me forcë dhe i neveris këto fjalë dashakeqe, që duan vetëm të keqen e klubit të Kukësit dhe pjesëtarëve të stafit të saj. Janë vetëm shashka për të krijuar presion e tymnajë në dëm të ekipit”, ka thënë Halili, që tani duhet të rilexojë sërish çka kemi shkruar dhe të konfirmojë që nuk ishte hequr asnjë presje nga ajo që ka thënë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan