Konflikti për Antoine Griezmannin – Atletico e raporton Barcelonën në La Liga dhe kërkon 80 milionë euro shtesë

19 Korrik 2019

Atletico Madrid e ka raportuar  Barcelonën në La Liga, pasi ata pretendojnë që duhet të paguhen edhe 80 milionë euro (72 milionë funte / 90 milionë dollarë) që e ka marrë Antoine Griezmann në Camp Nou.

Fituesi i Kupës Botërore ka përfunduar nga kryeqyteti spanjoll në Kataluni, ku do ta vazhdojë karrierën.

Barca ka paguar 120 milionë euro që kërkohet për të prishur klauzolën e lirimit që ka ekzistuar në kontratën e tij me Atleticon.

Antoine Griezmann (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Te Barcelona besojnë se nuk kanë asgjë të keqe, por rivalët e tyre e argumentojnë se është arritur një marrëveshje me Griezmannin kur çmimi i tij ka qenë 200 milionë euro.

Atletico ishte zotuar se do të hap procedura ligjore.

Presidenti i klubit Enrique Cerezo pretendon se ka dëshmi dhe është i vendosur të marrë atë që në Wanda Metropolitano mendojnë se kanë të drejtë.

Antoine Griezmann (Foto: Barcelona FC/Twitter)

Kjo luftë tani është vendosur në zyrat e La Ligas dhe në ato të FA spanjolle (RFEF).

Atletico kishte planifikuar ta dërgonte rastin e tyre edhe në FIFA, me shpresën se trupi i qeverisës së futbollit botëror mund ishte në favor të tyre.

Megjithatë, ata janë informuar se FIFA nuk ka juridiksion për këtë gjë. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan