Një Inter në krizë rezultatesh e cila kërkon revanshin të dielën në transfertën e vështirë të Bergamos ndaj Atalantës. Antonio Konte me shumë mundësi do të bëjë përsëri pa gjigandin e tij Romelu Lukakun, i cili ka kryer vetëm terapi.
Me pauzën e kombëtareve, në “shtëpinë” zikaltër nuk kanë ndërmend të humbasin kohën sepse me mos aktivizimin në Bergamo të Lukakut do të kursenin dhe grumbullimin me Kombëtaren belge. Administratori i Deleguar i Interit, Bepe Marota ka kërkuar shumë mbrojtje për lojtarët zikaltër, në një moment vërtet delikat midis rrezikut të koronavirusit dhe dëmtimeve për shkak të shumë angazhimeve.
Bomberi belg është thelbësor për teknikun Konte, por sezoni është tepër i gjatë dhe me problemet muskulore nuk bëhet shaka. Mungesa e “gjigandit të mirë” ndaj Atalantës do të jetë e rëndë për Interin i cili pa të zikaltërit nuk bëjnë paraqitje pozitive, por dhe shanset për mos grumbullimi i tij në Kombëtare do të jenë të mëdha.
Lukaku me Belgjikën do të mungojë në miqësoren ndaj Zvicrës, dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës dhe Anglisë.
Pozicionin e tij në sulm tek Interi pritet t’a marrë Sançez i cili është rikuperuar plotësisht duke patur minuta për të edhe në sfidën e Champions-it ndaj Real Madrid.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com