Kontrata dhe objektivi, Dzaria zbulon “sekretet”

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 09:56
Gjeorgjiani flet për herë të parë pas firmës me Kukësin

Irakli Dzaria është pjesë e Kukësit dhe klubi e ka zyrtarizuar afrimin e tij. Njoftimi fillestar i klubit ishte për një kontratë 1.5-vjeçare, por nuk ka ndodhur kështu, të paktën sikurse edhe shprehet vetë futbollisti në mediat e vendit të tij.

“Pasi kreva vizitat mjekësore kam firmosur kontratën. Klubi më ofroi një kontratë për një vit e gjysmë, por do të qëndroj vetëm 6 muaj, pasi nëse luaj mirë këtu, do të shkoj në një kampionat më të fortë, ose do të firmos një kontratë tjetër më të mirë”, - ka deklaruar Dzaria për “1tv.ge”.

“Jam i kënaqur që lashë Gjeorgjinë, pasi këtu ka kushte 4-5 herë më të mira dhe potenciale”, thotë ndër të tjera mesfushori i afruar nga Dila Gori./EDS

Ergys Kaçen e ndjekin vetëm të zeza, UEFA 'masakron' klubin e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 22:50

Nuk kanë fund problemet për drejtuesit e Panathinaikos. UEFA e ka dënuar me tre vjet mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane klubin e njohur grek ku pjesë e tij është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe, pasi nuk kanë paguar borxhet e tyre. Lojtarët në klubin më të vjetër grek shkuan në grevë më parë këtë muaj në shenjë proteste për pagat e pashlyera nga viti i kaluar. 20 herë kampionëve të Greqisë iu dhanë një dënim përkohësisht nga UEFA në dhjetor dhe ata kishin kohë deri në 1 mars për të zgjidhur faturat e tyre të papaguara. Duke dështuar të përmbushin kushtin e qeverisë që drejton futbollin evropian, ata gjithashtu janë gjobitur me 100,000 euro. Kaçe u transferua në janar nga PAOK-u dhe menjherë u kthye në një lojtar tepër të rëndësishëm për Panathinaikos, që deri pak javë më parë rrezikonte mbijetesën. 24-vjeçari shqiptar ka grumbulluar 8 ndeshje deri më tani, të gjitha si titullar me fanellën e 20 herë kampionëve të Greqisë.

Panathinaikos, që ndodhet në vendin e tetë në klasifikim me 35 pikë aq sa Panetolikos në vend të shtatë në Super League, ishte dënuar edhe nga federata greke duke i hequr tre pikë këtë sezon për mospagesën e parave që i kishin borxh ish-mbrojtësit Jens Ëemmer. Klubi me bazë në Athinë është ekipi më i suksesshëm i vendit në kompeticionet evropiane. Ata dolën nënkampionë të Champions League në vitin 1971 kundër Ajax dhe arritën në gjysmëfinalen e të së njëjtës garë në vitet 1985 dhe 1996, duke humbur respektivisht ndaj Liverpool dhe Ajax. Këtë sezon, megjithatë, ata u eliminuan nga Europa League në raundin e play-off. Dënimi i dhënë nga organi i kontrollit financiar të UEFA-s përfaqëson një moment tjetër të pafavorshëm për klubet greke të Super League këtë sezon. Muajin e kaluar, presidenti i PAOK-ut, Salonika Ivan Savvidis u ndalua për tre vjet për t’u futur në stadium, pasi hyri me një armë gjatë një ndeshjeje në kampionat kundër AEK Athens. /EDS/

Fitoi titullin me AEK, mesfushori shqiptar zbulon të ardhmen

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 20:07

Mesfushori Astrit Ajdarević është shpallur kampion i Greqisë, pasi AEK-u i tij fitoi zyrtarisht titullin kampion pas suksesit 2-0 kundër Levadiakos. 28-vjeçari që është grumbulluar edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci u shfaq tepër i lumtur për këtë sukses, pasi ky ishte trofeu i parë i rëndësishëm në karrierën e tij si profesionist. Në ndeshjen e fundit që AEK-u siguroi titullin kampion, mesfushori shqiptar nuk ishte në fushë duke e argumentuar mungesën e tij si zgjedhje teknike të trajnerit, që në këtë edicion ka aplikuar shumë herë rrotacionin.

“Jam shumë i lumtur për suksesin e arritur, pasi pas 24 viteve rivalitet me Olympiacos, Panathinaikos dhe PAOK, kemi arritur të fitojmë titullin kampion. Ky është titulli i parë në karrierën time dhe për këtë jam shumë i gëzuar. Këtë vit ka pasur shumë rotacion tek ekipi i AEK-ut dhe prandaj kam qëndruar në shumë ndeshje në stol. Megjithatë shpresoj se kjo gjendje do të ndryshoj në sezonin tjetër. Kam kontratë edhe 1 vit te ky klub dhe nuk e mendoj largimin, megjithëse futbollit asnjëherë nuk i dihet”, tha fillimisht 28-vjeçari për “Super Sport”.

Ajdareviç gjithashtu u ndal edhe tek kombëtarja shqiptare, ndërsa garantoi se ai është gati gjithmonë kur do t’i kërkohet të japë kontributin e tij për ngjyrat kuqezi. “Unë jam gati. Nëse Panucci më thërret, atëherë unë jam gati për të dhënë kontributin tim”, deklaroi Ajdareviç, që la të kuptohet se nëse do t’i vinte një ofertë e mirë nga një klub tjetër do të ishte gati të largohej nga AEK. 28-vjeçari ka zbritur në fushë në 15 ndeshje me fanellën e AEK në kampionat, por vetëm në 6 prej tyre është aktivizuar si titullar duke grumbulluar 637 minuta. Këtë sezon ai ka shënuar dy gola një në Europa League në barazimin 1-1 me Dynamo Kyiv dhe një në Kupën e Greqisë. /EDS/

Nuk u përshëndet me tifozët, Trashi zbulon arsyen

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 18:09

Partizani humbi me rezultatin 0-1 dje kundër Skënderbeut në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të mirë, por në fund nuk ia dolën dot dhe morën humbjen e dytë kundër rivalëve kryesor pas asaj kundër Kukësit. Në fund, akuza për gjyqtarin kryesor Andi Koçi, lot dhe zhgënjim, ama, ata kanë “Ultras Guerrilsat”.Tifozët e kuq kanë kënduar për 90-minuta dhe pas vërshëllimës përfundimtare nga Koçi vazhduan duke festuar. E çuditshme, dukej se kishin fituar ata dhe jo korçarët. Tifozeria e kuqe meritoi notën “10 pa yll”, pasi sharjet dhe mund të shmangeshin, por në fund treguan se janë dhe “fair play”, pasi pranuan lojtarët e tyre.

Këta të fundit ishin në mëdyshje nëse duhej të përshëndeteshin me tifozerinë e kuqe, apo jo? Ata shkuam me hezitim, por u pranuan nga tifozeria e tyre. Ky sezon ka qenë i vështirë dhe në marrëdhëniet e ekipit dhe tifozëve, pasi këta të fundit janë zhgënjyer shumë. Një nga personat që nuk përshëndeti tifozët ditën e djeshme ishte mesfushori Lorenc Trashi. Ai u fut direkt në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe nuk shkoi te tifozeria. Diçka e tillë nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të kuq, pasi e kanë marrë si mungesë respekti ndaj tyre. Trashi ka reaguar dhe vetë në lidhje me këtë situatë dhe ka treguar se ka qenë thjesht një keqkuptim, por pavarësisht kësaj ka kërkuar falje me anë të një shkrimi në Instagram.

“Nuk dua ta bëj as për show mediatik, as për t’u justifikuar, por më kanë ardhur shumë mesazhe për pjesën e duartrokitjes në fund për tifozët. Unë personalisht kam hyrë direkt te dhoma e zhveshjes dhe nuk e kam bërë me qëllim diçka të tillë që nuk kam ardhur t’iu përshëndes. Thjesht nuk mund ta pranoja një humbje të tillë dhe ika direkt te dhoma. I kërkoj ndjesë publikisht të gjithë tifozëve, por sinqerisht nuk e kam bërë me vetëdije. E bëj këtë se ndihem disi në faj. Ndjesë veçanërisht 'Ultras Guerrilsave'“, - shkruan Trashi në Instagram. /EDS

Legjionarët/ Ëndrra amerikane ngec në trekëndëshin e Bermudës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 16:56

Shqiptarët që po luajnë në Amerikë nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi nuk kanë arritur të fitojnë, pavarësisht se kishin minuta në dispozicion. Ata ishin kthyer në protagonistë në ndeshjet e një jave më parë. Shkëlzen Gashi u rikthye nga dëmtimi me gol në fitoren e ekipit të tij Colorado Rapids kundër Torontos me rezultatin 2-0. Gashi nuk u preferua nga trajneri i tij në ndeshjen e kësaj jave kundër Real Salt Lake. Skuadra e shqiptarit u mposht me rezultatin 3-0 dhe gjithçka shkoi keq për Coloradon që në minutat e para, pasi portieri Hoëard u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 20-të.

Sulmuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 68-të, por nuk arriti që të linte gjurmë. 22 minuta për të, por nuk ishin të mjaftueshme për lojtarin me origjinë shqiptare për të shënuar. Situatë jo e mirë as për Jahmir Hykën. Shtatshkurtri luajti si titullar në ndeshjen e kësaj jave, pas golit të shënuar. 30-vjeçari u preferua nga trajneri i tij nga minuta e parë në humbjen e SJ Earthquakes me rezultatin 3-2 në fushën e Orlando City. Shqiptari luajti deri në minutën e 67-të, por nuk dhuroi asgjë, pasi ekipi i tij po humbiste me rezultatin 3-0, pas daljes së tij nga fusha, skuadra e Hykës arriti të shënonte dy gola duke ngushtuar rezultatin. E rëndësishme është që Hyka u kthye si titullar pas një mungese të gjatë në formacion.

Gashi dhe Hyka kanë vite që po luajnë në Amerikë. Sulmuesi shqiptar u largua nga Baseli drejt kontinentit amerikan për të gjetur “ëndrrën” e tij shumë larg Evropës. Ai ka bërë mirë deri tani me ekipin e tij, pasi ka qenë vendimtar, pavarësisht dëmtimit të fundit që e ka kushtëzuar jo pak. Shqiptari po luan sezonin e tij të 3-të në Amerikë. Nga krahu tjetër, shqiptari Hyka po luan sezonin e tij të dytë me ekipin e SJ Earthquakes-it. Ai ishte titullar absolut sezonin e kaluar, ndërsa sivjet ka humbur vendin e titullarit. /EDS