Korea e Veriut në Olimpiadë, Seul gati për të diskutuar me Kim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Janar 2018 18:55
Koreja e Jugut njofton: bisedimet më 9 janar për të pranuar në Lojërat Olimpike Dimërore, atletët e Koresë së Veriut

Dje, Pyongyang paraqiti idenë e përfshirjes së atletëve të Koresë së VeriutOlimpiadën e DimritPikeongchang 2018. Dhe sot, Koreja e Jugut ka propozuar mbajtjen e bisedimeve të nivelit të lartë më 9 janar.

Ministri i Koresë së Jugut Cho Myoung-Gyon ka konfirmuar në të vërtetë vullnetin e Seulit për të organizuar një tryezë diskutimi me Korenë e Veriu, "në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo formë".

“Ne shpresojmë që Koreja e Jugut dhe Veriut, mund të ulen ballë për ballë për të diskutuar pjesëmarrjen e Pyongyang në Olimpiadën e ardhshme dhe çështje të tjera në mënyrë që të përmirësojmë marrëdhëniet tona dypalëshe”, - shpjegoi ai.

Vetëm dy atletë të Koresë së Veriut janë kualifikuar për Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë më 9 shkurt: çifti i patinazhit në akull, Ryom Tae-Ok dhe Kim Ju-Sik. Prania e tyre nuk ishte konfirmuar për Federatën Ndërkombëtare e Patinazhit dhe tani për të marrë pjesë, ata do të kenë nevojë për një ftesë nga IOC./EDS/M.Sh/

Kaçi ndalet te më e bukura, spikat edhe Zaja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Prill 2018 16:09
Mbyllet Euroturi i bilardos në Austri

Eklent Kaçi fitoi euroturin në Itali për herë të parë dhe sërish paraqitjet e bilardistit kurbinas janë në nivele të larta. Këtë herë ai ka garuar në euroturin e Austrisë, ndërkohë që veç tij, morën pjesë edhe dy sportistë të tjerë shqiptarë, Arjan Matrizi dhe Edmond Zaja. I pari nuk arriti të regjistronte ndonjë rezultat fort të mirë, kurse laçiani Zaja u rendit i 17-ti. Ai mundi në raundet e para dy bilardistë grek, ndër ta edhe Kazakis, që u përball me Kaçin në gjysmëfinale. Më tej kaloi numrin një në renditjen e përgjithshëm të Eurotureve, austriakun Albin Jr Ouschan. Zaja u ndal në 32 më të mirët, kur u mund nga Abdullah Alshammari me rezultatin 9-8.

Rrugëtimi i Kaçit nuk ishte i lehtë, pasi pati përballë emra si Ortmann dhe Feijen, fitues titujsh botërorë dhe europianë, por me të dy ia doli të fitonte. Në çerekfinale vuajti me  të riun gjerman Joshua Filler, të cilit ia ktheu ndeshjen në 7-9, duke shkuar në gjysmëfinale. Aty u ndal bilardisti shqiptar, që u mund nga greku Kazakis me rezultatin 9-5, duke u renditur kështu i treti në Euroturin e Austrisë, një rezultat i mir% duhet thënë, edhe pse synimi ishte të triumfonte. /EDS/

JOHANN IM PONGAU - AUSTRIA OPEN 2018

WINNERS ROUND 1
Edmond Zaja -Panagiotis Xypoliteas(Greqi)9-4  
Piotr Ostrowski (Poloni)-Eklent Kaçi 2-9

WINNERS ROUND 2
Edmond Zaja-Alexander Kazaki (Greqi) 9-6
Marek Hajdovsky (Çeki)-Eklent Kaçi 8-9

WINNERS QUALIFICATION
Albin Jr Ouschan (Austri)- Edmond Zaja 8-9
Oliver Ortmann (Gjermani)- Eklent Kaçi 2-9

LAST 32
Edmond Zaja-Abdullah Alshammari (Arabi Saudite) 8-9
Abdullah Al-Enezi (Kuvajt)-Eklent Kaçi 1-9

LAST 16
Niels Feijen (Holandë)-Eklent Kaçi 8-9

QURTER FINALS
Joshua Filler (Gjermani)-Eklent Kaçi 7-9

SEMI FINALS
Alexander Kazakis (Greqi)-Eklent Kaçi 9-5

 

Tragjedia në çiklizëm, humb jetën gjatë garës 23-vjeçari belg

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Prill 2018 12:04

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të çiklistit tonë Michael Goolaerts. Zemra e tij u ndal në orën 22.40 (të dielën) në spitalin e Lilës në prani të familjarëve dhe të afërmve të tij, të cilët do të kujtojnë gjithmonë me dashuri”. Kjo është komunikata për shtyp ku ndër të tjera theksohet: “Për momentin nuk do të ketë deklarata të tjera për të lënë familjen të qetë në këtë moment dhimbjeje”. Turi i Roubaix mbyllet me një tragjedi. Goolaerts, çiklisti 23-vjeçar belg, pësoi një arrest kardiak teksa po pedalonte në Biastre, rreth 147 km larg finishit. Menjëherë vjen ndihma e parë mjekësore dhe më pas transporti në spital, ku çdo përpjekje ka rezultuar pa sukses.

Një imazh vërtetë drithërues: belgu i shtrirë në tokë, me krahët hapur. Goolaerts garonte për skuadrën profesioniste “Veranda’s Willems-Crelan”, të drejtuar nga Nick Nuyens. Arresti kardiak zgjat disa minuta dhe gjithçka ka ndodhur para se çiklisti i ndjerë të rrëzohej, diçka e konfirmuar tashmë. Për t’i ardhur në ndihmë çiklistit belg është përdorur defibrilatori e më pas transporti me helikopter në spitalin e Lilës.

Televizionet nuk kanë shfaqur momentin ekzakt të rrëzimit (dëshmitari i vetëm ishte Thierry Govenou, drejtori i garës), por fotografitë e ndihmës së shpejtë ku shfaqej Goolaerts i shtrirë në tokë ishin dramatike. Ndihma mjekësore erdhi vetëm 2-3 minuta më pas, por masazhi kardiak nuk dha rezultat. Gjatë garës është venë re edhe prezenca e policisë francez,m që tani ka hapur një hetim për rrethanat e vdekjes. Në të njëjtën skuadër punon edhe belgu Niels Albert, dy herë kampion i botës në çiklo-kros, i tërhequr nga garat në 2014-n për shkak të problemeve kardiake. Goolaerts kishte lindur në Heist-op-den-Berg, në zonën e Anversës: pikërisht aty në vitin 1993 kishte ndërruar jetë gjatë garës Geert De Vlaeminck, djali i shtatë herë kampionit të çiklo-krosit, Eric./EDS/

McGregor e blen lirinë për 50 mijë USD, por procesi gjyqësor vazhdon...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Prill 2018 12:47

Conor McGregor ka rifituar lirinë... të paktën për momentin. Luftëtari irlandezoverior, pasi pagoi një garanci pasurore prej 50 mijë dollarësh (rreth 40.5 mijë euro), është larguar nga departamenti i policisë së Nju Jorkut. Por McGregor duhet të prezantohet para gjykatësve amerikanë më datën 14 qershor.

Ndërkohë, ai ka rimarrë pasaportën e tij dhe është i lirë për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampioni i arteve marciale do t’u përgjigjet akuzave për agresion dhe akte vandale, pas natës së çmendur në Nju Jork ku u bë protagonist duke sulmuar një autobus të vogël, që pas konferencës për shtyp në “Barclays Center” të organizuar nga Ufc, transportonte disa luftëtarë të arteve marciale.

Ato që kanë rënduar pozitat e McGregor kanë qenë pamjet e kapura nga telekamerat, që e tregojnë shumë qartë kampionin teksa hedh sende të forta në drejtim të autobusit. Sulmi i ka shkaktuar dëmtime në fytyrë Michael Chiesa-s, kolegut të tij, dhe një personi tjetër, përveç dëmeve materiale që llogariten me rreth 8 mijë dollarë.

Britaniku, i cili nuk hipën në ring qysh nga nëntori i vitit 2016, i ishte hequr titulli i peshave të lehta, duke mbetur kështu vakant. Për këtë titull do të duhet të ndesheshin Khabib Nurmagomedov dhe Max Holloway. Një vendim ky që ka shkaktuar tërbimin e sportistit dhe një grupi bashkatdhetarësh të tij, të cilët pasi kanë hyrë në një zonë të rezervuar mbase të ndihmuar edhe nga ndonjë person i akredituar, kanë nisur sulmin e dhunshëm ndaj mjeteve të transportit të Ufc, kompanisë që menaxhon artet e përziera parciale./EDS/

 

Tragjedia, kamioni përplas autobusin e skuadrës së hokejit: 14 të vdekur!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
7 Prill 2018 11:52

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Kanada: një kamion është përplasur me një autobus me të cilin po udhëtonte një skuadër hokeji të moshave, sipas lajmit që raporton BBC. Në bordin e autobusit ndodheshin 28 persona, nga të cilët tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra nga ky aksident. Skuadra e "Humboldt Broncos", po udhëtonte në Autostradën 35, në veri të Tisdejl, që ndodhet në provincën e Saskaçiuan.

Humboldt Broncos, ekip që militon në “Junior Hockey League” të Saskaçiuan, ishin duke shkuar për të luajtur play-off-in ndaj skuadrës së “Nipawin Hawks”. Mësohet se sportistët që udhëtonin në autobus ishin të moshës nga 16 deri në 21 vjeç. “Është shumë më e rëndë nga sa mund të imagjinohet”, - ka deklaruar presidenti i skuadrës së Broncos, Kevin Garinger, duke folur për kanalin kanadez CBC. – "Jemi tejet të shokuar nga kjo tragjedi".

“Nuk mund ta imagjinoj dot se çfarë gjendje po kalojnë prindërit e tyre në këto momente”, ka komentuar në profilin e tij në “Twitter” Kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Liga e Saskaçiuan është turneu për moshat më i rëndësishëm që angazhon talentet e reja, duke i përgatitur më pas kolegjet amerikane dhe kanadeze, në një kohë që më të mirët mund të transferohen direkt e në NHL: prej këtij turneu kanë dalë emra të njohur si Chris Chelios, Jon Hextall, Rod Brind’Amour dhe Glenn Hal. Në dhjetor të viti 1986, po në Saskaçiuan, ndodhi një tjetër aksident rrugor që shkaktoi 4 të vdekur të skuadrës “Swift Current Broncos” që militonte në “Western Hockey League” pas daljes nga rruga të autobusit. Një memorial është vendosur në autostradë në vendin e aksidentit. Ish-lojtari i hokejit në NHL, Sheldon Kennedy, i cili i kishte mbijetuar atij aksidenti të tre dekadave më parë, u ka dërguar familjarëve të viktimave një mesazh ngushëllues. “Po lutem për këto djem!”./EDS/