Koscielny tregon arsyen e largimit nga Arsenali: Nuk isha i lumtur

08 Dhjetor 2019

Laurent Koscielny ka folur lidhur me vendimin e tij për t’u larguar nga Arsenali në verën e kaluar, një vendim që e befasoi shumëkënd te klubi duke i përfshirë edhe tifozët që nuk e prisnin largimin e tij.

Ish-kapiteni i Topçinjve ka thënë se ai nuk ishte i lumtur në Emirates dhe se kishte nevojë të kthehej në shtëpi me familjen e tij për një sfidë të re.

Ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Ligës së Evropës ndaj Chelseat në fund të sezonit 2018/2019, të cilën Arsenali e humbi me rezultat 4-1.

Laurent Koscielny (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“E kuptoj se tifozët e Arsenalit nuk e kanë pritur largimin tim. Askush nuk e ka pritur. Që ta bëj më të thjeshtë, nuk isha i lumtur ashtu siç kam qenë në ditën e parë që nënshkrova”.

“Dhe së bashku me familjen time, duhej të ktheheshim në Francë dhe të kishim një sfidë të re”, ka treguar Koscielny për Canal+.

Qendërmbrojtësi aktualisht luan te Bordeaux në Ligue 1 dhe ka qenë i rregullt në fazën e mbrojtjes për klubin që synon një vend që dërgon në Evropë. /Telegrafi/

Laurent Koscielny (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan