Kosova e pafuqishme, humbet në sfidën e tretë miqësore të qershorit

08 Qershor 2021

Kosova nuk arrin të bëjwëtri fitore radhazi në qeshor. Pas suksesve ndaj San Marinos dhe dhe Maltës, të dyja ndeshje miqësore të zhvilluara në Prishtinë, Kosova humbi të tretën sot 1-2 ndaj Guinesë, sfidë e luajtur në Antalya të Turqisë.

“Dardanët” ia dolën ta mbanin portën e paprekur në 45 minutat e parë. Guinea pati dy raste të mira shënimi, por njëra shkoi mbi portë dhe tjetrën e priti Visar Bekaj.

Në pjesën e dytë, Guinea realizoi dy herë kurse “Dardanët” një herë. Fillimisht, ata realizuan në minutën e 60-të përmes Kouyate, i cili u asistua nga Konate.

Gjashtë minuta më vonë u akordua penallti për Guinean. Nga 11 metërshi i saktë u tregua Kante. Në minutën e 93-të Arb Manaj ngushtoi epërsinë, por ishte vonë për të bërë diçka më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan