Kosova është vetëm një pikë larg triumfit

19 Nëntor 2018

Kosova është vetëm 1 pikë larg ngjitjes në Ligën C në Ligën e Kombeve. Nesër në orën 20:45, dardanët do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” me Azerbajxhanin, në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D. Në ndeshjen e parë në Baku, kombëtarja kosovare mori në pikë.

Aktualisht, ekipi i drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes po kalon një formë mjaft të mirë, ku në pesë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve ka marrë tri fitore, dy barazime dhe nuk ka asnjë humbje.

Kosova nuk e njeh dështimin që nga tetori i vitit 2017. Dardanët vijnë pas fitores me goleadë në Maltë kundër kombëtares vendase me rezultatin 0-5 dhe në kryeqytetin kosovar do të përpiqen që të përsërisnin të njëjtin sukses. Këtë herë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre./EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan