Kosova i rikthehet pistës së Besnik Hasit për stolin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
28 Dhjetor 2017 12:35
Takimi që do të vendosë gjithçka

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, gjakovari Besnik Hasi është një alternativë e fortë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës, pas largimit të Bunjakit në muajin nëntor. Hasi ka qenë së fundmi pjesë e ekipit grek të Olympiakos, ku u largua për shkak të rezultateve jo të mira dhe presionit të madh.

Trajneri ka qenë ditët e fundit në Prishtinë dhe bëhet me dije se do të ketë një takim me presidentin e federatës së atjeshme, Fadil Vokrrin. Zyrtare të federatës kosovare bëjnë me dije se Hasi është një prej kandidatëve potencialë për të qenë në krye të përfaqësueses, në një kohë që bisedimet me Eriksonin kanë pësuar një ngërç.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike