Kosova, Kosova, Kosova! Bullgaria gjunjëzohet në Sofje

10 Qershor 2019

Kosova është e madhe në Sofje! Djemtë e Shaland kanë triumfuar ndaj Bullgarisë pas një 90 minutëshi të dominuar me një lojë mjaft të bukur në pjesën dërrmuese të tij.

Në “Vasil Levski” janë “Dardanët” ata që do të shënojnë të parët pas një starti të vrullshëm. Milot Rashica gjendet në vendin e duhur në minutën e 14-të, duke gjuajtur saktë dhe mposhtur Mihajlovin.

Kosova luan dhe argëton, por pavarësisht kësaj ata që shënojnë janë bullgarët. Minuta e 43-të dhe Popov shtang Muriç me një silur të rreptë, që sjell barazpeshën dhe i çon ekipet në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-1.

Me startin e pjesës së dytë vendësit duken më kërkues dhe e konkretizojnë këtë segment loje me golin e epërsisë shënuar nga Dimitrov në të 55-ën.

Kosova zgjohet dhe e bën këtë menjëhërë duke mbërthyer bullgarët në morsën e saj ofensive. Muriqi “fal” një rast ideal shënimi përpara se në të 64-ën të bëhet zoti i ajrit në zonën e Mihajlovit duke e mposhtur këtë të fundit pas një gjuajtje të saktë me kokë.

Goli i barazimit ndez besimin e fitores te Kosova dhe tut Bullgarinë, që kërkon dëshpërimisht të mbajë Rashicën me shokë larg zonës së rreptësisë.

Rashani shpërdoron një rast të pabesueshëm me topin që qeth shtyllën e Mihajlovit, ndërsa pëfaqësuesja e Kosovës këmbëngul nga çdo sektor i sulmit duke e spostuar lojën sa në lrahun e majtë, ashtu dhe në të djathtin dhe, kur dukej se gjithçka do mbyllej në barazim, një harkim i Rashicës gjen kokën e Rashanit me këtë të fundit që çon peshë zemrat e tifozërisë shqiptare në “Levski” duke ndarë me ta gëzimin e një fitoreje të madhe.

Me këtë sukses, Kosova ngjitet në vendin e tretë në grupin A me 5 pikë pas 3 ndeshjesh, duke qëndruar poshtë Anglisë dhe Çekisë, që kryesojnë me 6 pikë.

(j.s/BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan