Kosova merr një urim edhe nga presidenti Duka

Nuk mund të rrinte pa e përgëzuar suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka. Numri 1 i futbollit në Shqipëri publikoi një status në llogarinë e tij në Facebook ku përgëzoi kombëtaren kosovare për paraqitjen dhe ngjitjen në Ligën C dhe sigurimin e një vendi në play offs të Euro 2020.

Duke filluar nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, 2021, Kosova do të jetë në Ligën C, si edhe Shqipëria. Dardanët janë kualifikuar në gjysmëfinale ku do të ndeshen me Maqedoninë. Nëse e fitojnë këtë ndeshje dhe finalen, atëherë sigurojnë kualifikimin në Evropian.

“Shumë urime përfaqësueses së Kosovës për kalimin në “Play-off” të EURO 2020. #FFK #FADILVOKRRI”, shkroi Duka në profilin e tij.

Ka qenë një paraqitje mjaft e mirë ajo e dardanëve në këtë komepticion, ku kjo skuadër ka sulmin dhe diferencën e golave më të mirë nga të gjitha skuadrat e Ligës së Kombeve, duke lënë pas edhe kombëtare si ajo e Francës, Spanjës apo edhe Zvicrës.

Dy fitoret e fundit në Grupin D3 ndaj Maltës (0-5) dhe Azerbajxhanit (4-0) kanë ndihmuar Kosovën, që ta mbyllë fushatën me 15 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Në vend të dytë për gola të realizuar është Zvicra me 14, e pas saj vjen Spanja dhe Gjeorgjia me nga 12. Kampionia në fuqi të botës, Franca ka shënuar vetëm 4.

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.