Kosova nuk e llogarit Maltën dhe kryeson grupin

11 Tetor 2018

Kosova është në krye të grupit të D3 të Ligës së Kombeve, pasi ka mundur 3-1 Maltën, falë një dopete të Kolollit dhe një tjetër goli të Muriqit.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challendes kaloi e para na avantazh kur mbrojtësi i majtë Kololli realizoi golin e parë pas gjysmë ore lojë. Por në fillim të pjesës së dytë maltezët befasuan të zotët e shtëpisë duke gjetur golin e barazimit me Agius.

Për të rikthyer qetësinë mendoi Vedat Muriqi i cili realizoi bukur në të 68’, duke përfituar nga një top i përfunduar me fat në këmbët e tij për të ngritur peshë të pranishmit në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Malta ia bëri më të lehtë punën Kosovës kur në të 70 Michael Mifsud la të tijtë me dhjetë vetë pasi mori kartonin e dytë të verdhë dhe dhjetë minuta nga fundi Kololli shënoi edhe golin e dytë personal që vulosi fitoren. Mbrojtësi i krahut të majtë e nisi vetë aksionin nga prapavija, dhe pas një sërë kombinimesh u shfaq në hyrje të zonës duke goditur fort me të majtën.

Kosova kryeson grupin me 7 pikë ndërsa tri ditë më vonë do të ndeshet me Ishujt Faroe për të kërkuar një tjetër fitore./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan