Kosova nuk përkulet, Muriç një hero, i pret penalltinë Kejnit

10 Shtator 2019

 

Kosova po dhuron spektakël gjatë pjesës së dytë. Anglia fitoi një penallti, të cilën e ka marrë përsipër ta realizojë Herry Kejn.

Mirëpo, sulmuesi anglez ka humbur penalltinë përballë Muriç. Ishte Muriç ai i cili kuptoi anën e Kejn dhe priti penalltinë.

Shifrat vazhdojnë të mbeten 5:3, me Kosovën që ka shënuar dy gola në pjesën e dytë të takimit.

(d.xh/Balkanweb)

www.balkanweb.com