Kosova thyen rekord, akoma nuk gjen trajner

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Dhjetor 2017 15:33
Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka gjetur ende trajnerin e ri. Largimi i Albert Bunjakit u publikua që  në shtator, por zyrtarisht ndau rrugët me ekipin e Kosovës pas ndeshjes së fundit në eliminatoret e futbollit “Rusi 2018”

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka gjetur ende trajnerin e ri. Largimi i Albert Bunjakit u publikua që  në shtator, por zyrtarisht ndau rrugët me ekipin e Kosovës pas ndeshjes së fundit në eliminatoret e futbollit “Rusi 2018”. Takimi i fundit për Bunjakin ishte ai i humbur me Islandën me rezultatin 2-0.

Federata Kosovare e Futbollit nuk po arrin të gjejë trajner të ri. Shumë emra janë përfolur, por askush nuk është zyrtarizuar. 2 muaj pas dorëheqjes së Bunjakit, kreu i Federatës Fadil Vokrri nuk ka arritur të gjejë zëvendësuesin.

Emrat e përfolur janë të shumtë me Besnik Hasin që kryeson listën. /EDS/  

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike