Koulibaly afër PSG-së, mësohen detajet e ofertës

27 Mars 2020

Paris Saint-Germaini është favoriti kryesor për shërbimet e Kalidou Koulibalyt, të cilit i ka ofruar kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Është raportuar se mbrojtësi i Napolit (i cili ka lindur në Francë) ka blerë pronë në Paris, gjë që i kishte shtuar spekulimet për të ardhmen e tij.

Ndërsa gazetari i Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, kishte njoftuar në javën e kaluar se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i ka nisur bisedimet me agjentin e tij, Fali Ramadani.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Tash, ai njofton se marrëveshja është shumë më afër që të arrihet duke qenë se kampioni francez i ka ofruar kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 10 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Në këtë mënyrë, 28-vjeçari do ta zinte vendin e Thiago Silvas, i cili pritet të largohet nga Parc de Princes gjatë verës.

Në javët e fundit për shërbimet e Koulibalyt ka shprehur interesim edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan