Koulibaly: Napoli shtëpia ime, në Champions nuk do zhgënjejmë

Prej disa vitesh klubet e mëdha kërkojnë informacion për Kalidou Koulibaly-n, por mbrojtësi ka vendosur që të mos largohet nga Napoli. Senegalezi ndihet mirë te të kaltrit dhe beson se këtu do të arrijë suksese të mëdha.

“Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën time me Napolin. Këtu ndihem shumë mirë. Pasja e mundësisë për të zgjatur kontratën time më dha shumë lumturi. Falënderoj klubin për besimin, unë dhe familja ime jetojmë mjaft mirë në qytet dhe shpresoj që t’ju dhuroj lumturi tifozëve të kaltër. Kam shumë vlerësim për mbështetësit tanë, gjithnjë na qëndrojnë afër dhe na japin forcë. Ne pa fansat nuk jemi askush dhe falë tyre arrijmë të ndihemi të rëndësishëm.

Koulibaly më pas flet edhe për Ligën e Kampioneve, ku u ndal te paraqitja jo shumë bindëse në shtëpinë e Yllit të kuq të Beogradit.

“Ne nuk ishim me fat në Beograd, meritonim që të fitonim dhe pavarësisht se krijuam shumë nuk arritëm që të konkretizonim. Meritonim 3 pikët për rastet që patëm. Por të shikojmë përpara. Kemi 5 takime dhe besojmë shumë te mundësia për të bërë përpara dhe për të kaluar fazën e grupeve. Takimi me Liverpool-in do të ketë mjaft rëndësi për ne. Do të japim maksimumin deri në fund sepse për ne Champions ka rëndësi. E dimë se kemi gabuar diçka në debutim, por kemi besim se do të rikuperojmë.

Ancelotti – Koulibaly u ndal më pas te trajneri i ri, Carlo Ancelotti. “Me metodat e trajnerit ndihemi mjaft mirë. Ne flasim shumime të dhe dëgjojmë këshillat. Ka trajnuar futbollistë të mëdhenj dhe ka shumë për të mësuar. Ai na rri afër edhe si njeri. Në fushë po kërkojmë ekuilibrin duhur.

Jemi në rrugën duhur, vetëm të vazhdojmë kështu. Ancelotti kujdeset edhe për detajet më të vogla dhe është gjithnjë në dispozicionin tonë. Ka mentalitet fitues dhe ne po përpiqemi që ta përqafojmë.”, përfundoi mbrojtësi i napolitanëve. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan