Kovac beson te titulli kampion në Bundesliga

16 Dhjetor 2018

Niko Kovac beson se skuadra e tij, Bayern Munich, mund ta fitojë përsëri titullin kampion në Bundesliga.

Bayerni shënoi fitore të thellë 4-0 në udhëtim te Hannoveri dhe kjo fitore ka ngjallur shpresat e klubit bavarez.

Kjo pasi, trajneri kroat Kovac beson se me këso paraqitje, skuadra mund të kthehet në binar, ta zë Dortmundit dhe ta fitojë titullin kampion në Bundesliga.

Lexo po ashtu: Bayerni vazhdon me fitore, triumfon thellë në udhëtim te Hannoveri

“Dua të falënderoj ekipin për këtë paraqitje, për këtë fitore dhe kënaqësinë që më dhanë, pasi pashë një ekip të përsosur në fushë”, ka thënë fillimisht Kovac pas ndeshjes.

Kovac ka besim te skuadra e tij (Foto: FC Bayern/Twitter)

“Pas barazimit 3-3 ndaj Ajaxit nuk ishte aspak e lehtë, për treguam se jemi një ekip me karakter dhe që gjithnjë luajmë për fitore”.

“Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë si fizikisht ashtu dhe psiko-logjikisht. E dominuam për 90 minuta, krijuam dhe shënuam shumë gola, ndaj e merituam fitoren”.

Lexo po ashtu: Niko Kovac e quan Robert Lewangolski: Ai është si sigurimi i jetës

“Nëse luajmë kështu gjithmonë, kjo diferencë mund të ngushtohet në javët në vijim”.

“Duhet ta mbyllim këtë vit me fitore, për t’i vënë në presion rivalët. Kjo skuadër ka shumë për të dhënë, ndaj jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan